Përmbytet nënstacioni elektrik i Gjirokastrës, stakohet energjia në 12 fidera

Reshjet intensive të shiut që kanë rënë gjatë ditës së sotme dhe vazhdojnë ende të bien në Gjirokastër kanë përmbytur nënstacionin elektrik. Burime të Libohova Online thonë se aktualisht ky nënstacion është stakuar. Për pasojë janë pa energji elektrike disa zona të qytetit të Gjirokastrës dhe gjithë fshatrat. 12 fidera nuk furnizohen me energji elektrike. Ndërkohë emergjente situata paraqitet në lagjen ‘Kodra e Shtufit’, ku rrezikon të shembet një pallat nga rrëshqitja e tokës. Policia ka evakuuar banorët.