Përmbytet stalla, ngordhin 50 kokë bagëti në Lunxhëri (FOTO)

Përmbytjet në qarkun Gjirokastër kanë shkaktuar dëme edhe në blegtori. Në fshatin Nokovë të njësisë administrative Lunxhëri mësohet se kanë ngordhur rreth 50 krerë bagëti të imta.  Stalla e shtetasit M.G është zënë nga balta dhe uji, duke përmbytur gjënë e gjallë. Drejtoria e Bujqësisë Gjirokastër po ndjek çështjen për të dëmshpërblyer blegtorin në një moment të mëvonshëm pasi të jetë bërë përllogaritja e dëmit. ArgjiroLajm.net sjell foto nga stalla e përmbytur.