Përmbytjet, mungesë energjie dhe bllokim i pjesshëm rrugësh në Gjirokastër

itali mot i keq_1Nisur nga situata e krijuar në vend për shkak të reshjeve të konsiderueshme të shiut të datës 18- 19 nëntor 2014 dhe bazuar në Urdhërin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Komisioni i Planizimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile që funksionon pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Gjirokastër zhvilloi mbledhje të jashtëzakonshme, me qëllim analizimin e situatës dhe evidentimin e masave të gatishmërisë. Sipas informacioneve të deritanishme, situata në qarkun e Gjirokastrës është e tillë që në disa rrugë rurale ka rrëshkitje të pjesshme, por janë të kalueshme. Bëhet fjalë për rrugët:

Rrugët rurale

  1. Poliçan – Skore. 
  2. Poliçan- Suhë
  3. Kolonjë- Golem
  4. Rruga e Çajupit
  5. Rruga e Antigonesë
  6. Zona e Progonatit është e bllokuar dhe po punohet për hapjen e akseve. Një pjesë e fshatrave janë pa drita.
  7. Fshati Lekdush, bllokim i pjesshëm rruge. Po punohet dhe aksi është i kalueshëm
  8. Përmet – Çarshovë, rrëshkitje inertesh në disa pjesë. Është pastruar, aktualisht aksi është i hapur.
  9. Në komunën Krahës ka rrëshkitje në rrugë. Një pjesë e fshatrave janë pa drita.
  10. Komuna Luftinjë, një pjesë e fshatrave janë pa energji elektrike

Rrugët kombëtare

  1. Hyrja e qytetit- Varrezat e dëshmorëve (me probleme)
  2. Varrezat e qytetit (me probleme)
  3. Zona e Kordhocës (me probleme

Autoriteti Rrugor Jugor është në komunikim të vazhdueshëm me firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen e akseve kombëtare dhe po punohet për pastrimin e rrugëve. Nga ana tjetër OSHEE po punon per rikthimin e energjise elektrike në zonat ku mungon.