Përmbytjet te baxho e vjetër në Libohovë, Krisafi: Fondet për prita i ka bashkia

vlcsnap-2015-02-07-18h06m37s215-640x340Përmbytja e që ndodhi në Gjirokastër këtë fillim shkurti, solli edhe njëherë në vëmendje investimet e pakta që janë bërë në ndërtimin e pritave të shtretërit e përrenjve malorë. Duke folur për televizionin publik Gjirokastra, specialisti i pyjeve Edmond Krisafi evidentoi edhe Libohovën si problematike në këtë drejtim.

“Edhe në Libohovë, sidomos te baxho e vjetër kanë qenë rreth 3-4 prita, nga të cilat 3 janë vjedhur dhe njëra ka dalë jashtë funksionit. Ky vend përmbytet gjithnjë. Pronari i baxhos ka ardhur disa herë te ne për këtë problem, por fondet për atë zonë i ka Bashkia Libohovë, jo ne”,- ka thënë Krisafi.

Intesiteti i lartë i reshjeve dhe dalja nga shtrati e lumit Drino, sollën përmbytje të konsiderueshme në Gjirokastër, kryesisht në tokat bujqësore dhe infrastrukturën rrugore.