Përmet, reshjet e borës bllokojnë në mal 5 barinj, kërkohet ndërhyra më helikopter

-66610323-sheepPrej tre ditësh, 5 barinj në fshatin Çarshovë të Përmetit janë bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të borës. Mësohet se sëbashku me barinjtë, të bllokuara kanë ngelur dhe 400 krerë bagëtie.

Për shkak të bllokimit në dëborë, e cila shkon deri në një lartësi prej 1 metrash, barinjtë kërkojnë ndihmë ushqimore. banorërët e fshatit, por he fshatarave përreth nuk kanë pasur mundësi ti përgjigjen për ndihmë barinjve, për shkak të intensitetit të bores dhe kushteve meterologjike.

Ndonëse i vetmi ‘shpëtim’ për të bllokuarit në mal është ndërhyrja e një helikopteri, deri më tani asnjë institucion nuk i është përgjigjur kërkesës për ndihmë të barinjve, ku njëri prej tyre paraqitet në gjendje kritike për jetën.