Përmeti “zemëron” gjyqtarët dhe prokurorët, nuk kishte asnjë procedim penal gjatë vitit 2015

permeti-infoelbasani-696x348Ka një qytet në Shqipëri që përgjatë vitit 2015 nuk ka regjistruar asnjë procedim penal. Është Përmeti. Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme zbardhi në përqindje numrin e çështjeve penale të regjistruara nga Prokuroritë e Shkallës së Parë në Rrethe.

Përmeti është qyteti ku thuajse nuk ka asnj  krim. Prokuroria e këtij qyteti gjatë vitit 2015 nuk ka regjistruar asnjë procedim penal.

Sigurisht që ky është lajm i mirë pë qytetarët, por jo për togat e zeza. Këto të fundit thjesht sa kanë marrë rrogën, duke u përjashtuar nga mundësia e ndonjë ryshfeti.

Sipas raportit numrin më të lartë të procedimeve e ka Prokuroria e Tiranës, më 31% të numrit të përgjithshëm të procedimeve në rang vendi.

Numër të ulët procedimesh kanë edhe Kavaja, Tropoja, Mati, Puka e Pogradeci.