“Përveç detit i kemi të gjitha”, logo e re për zhvillimin e turizmit në Përmet (Video)

Permet_from_Leuse-640x340“Përveç detit i kemi te gjitha”, është kjo logoja që ndeshet sapo hyn në qytetin e Përmetit. Këtë mënyre ka zgjedhur zyra e turizmit për tërheqjen e vizitorëve dhe promovimin e gjithçkaje që qyteti ofron gjatë stinës së verës.  Tashmë mundësia për tu njohur me natyrën e veçantë, traditën dhe vlerat kulturore e historike të këtij vendi është më e madhe falë shërbimit që ofron kjo zyrë. Por për shfrytëzimin sa më të mirë të zonës në funksion të turizmit dhe rritjen e numrit të turistëve nuk mungojnë edhe projektet e bashkisë. Këtë vit qytetin jugor e kanë vizituar më shumë se 700 turistë te huaj.

Libohova Online