Përzgjidhet projekti, në Libohovë do të ndërtohet një Shtëpi për të Moshuarit (FOTO)

_LO_3839Në Libohovë pritet të nisë së shpejti ndërtimi i një shtëpie për të moshuarit. Projekti i propozuar nga Bashkia Libohovë është shpallur fitues mes 11 projekteve të bashkive të tjera.

Në Ministrinë e Financave është mbajtur këtë të mërkurë ceremonia për shpalljen e projekteve fituese që do të marrin financim nga programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit, IADSA. Në ceremoni kanë marrë pjesë ministri i Financave Arben Ahmetaj, Ambasadori I Italisë në Shqipëri Alberto Cutillo dhe kryetarët e Bashkive që kanë aplikuar për financimin e projekteve. Mes tyre ishte edhe kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi.

“Ky program është një nga shembujt më konkret se si vullneti i mirë i dy qeverive mund të reflektohet në ndryshime reale, të prekshme dhe me impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve”, u shpreh ministri i Financave, Arben Ahmetaj gjatë ceremonisë.

Kryebashkiakja e Libohovës falenderoi ambasadorin italian dhe ministrin Ahmetaj për ndihmën dhe përzgjedhjen e projektit.

“Ndërtimi i shtëpisë së të moshuarve në Libohovë është një investim i rëndësishëm, pasi synohet qe ky institucion të kthehet në një qendër rezidenciale rajonale, duke ofruar shërbime për moshën e tretë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Bashkisë Libohovë.

Më poshtë foto nga ceremonia në Ministrinë e Financave.

|Libohova Online|

_LO_3839_LO_3849_LO_3595_LO_3688_LO_3838_LO_3855_LO_3854