Pesë degë rrezikojnë të mbyllen në Universitetin e Gjirokastrës

Kur ka skaduar afati i fundit për regjistrimet në universitet për vitin e ri akademik, në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër janë pesë programe studimi që rrezikojnë të mbyllen sepse nuk ka studentë të interesuar për to.

Bëhet fjalë për degët: Matematikë-Fizikë, Histori- Gjuhë Italiane, Turizëm, Histori dhe Qytetërim Grek, në të cilat nuk janë regjistruar mjaftueshëm student. Sidoqoftë deri më tani Ministria e Arsimit nuk ka dhënë një udhëzim se si do të veprohet me këto degë.

Në vitin e ri akademik në total, në Universitetin “Eqrem Çabej” janë regjistruar 350 studentë në të dy fakultetet, ndërsa llogariten rreth 600 vende të lira.