Pezullohen 7 ‘policë gri’ në Gjirokastër

Kundër “policisë gri”, Edi Rama foli gjatë në fushatë si burim korrupsioni dhe gjobash. Kryeministri i referohej kontrolleve të rastësishme në rrugë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Që në ditët e para si ministër, Damian Gjiknuri ka goditur pikërisht këtë sector.

Në një njoftim për mediat nga zyra e shtypit bëhet me dije se ministri dha urdhër për “pezullimin e veprimtarisë së ushtrimit të kontrollit në rrugë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe strukturat e saj të varësisë”. Shkak është bërë “kontrolli në rrugë, që ushtrohet në vende rastësore nga strukturat përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor” dhe “mbivendosja me kontrollin e ushtruar nga organet e tjera të siç janë shërbimet e Policisë Rrugore dhe organet tatimore” thuhet në njoftim.

Në Gjirokastër janë 7 inspektorë apo ‘policë gri’ në varësi të Drejtorisë së Shërbimit dhe Transportit Rrugor.

Këta inspektorë që vishen më uniform policie ngjyrë gri, qëndrojnë kryesisht në rrugët kombëtare për të kontrolluar automjete e rënda që transportojnë mallra dhe pasagjerë.