Picariotët i listojnë problemet Flamur Golemit (VIDEO)

Deputeti i PS-së, Flamur Golemi ka vijuar turin e tij me dëgjesat publike në zonat rurale të Gjirokastrës.

Së fundi është ndalur në njësinë administrative të Picarit, për një bashkëbisedim me banorët.

Teksa publikon videon në faqen e tij në Facebook, Golemi shkruan:

“Dëgjesa e radhës publike ishte me banorë të njësisë administrative të Picarit. Problemet janë të shumta. Vendosmëria jonë për t’i zgjidhur dhe për të bërë më të mirën është e madhe. Po ndërtojmë koalicionin më të madh, atë të bashkëqeverisjes me njerëzit, prandaj na duhet ndihma dhe mbështetja juaj. Kjo është një përpjekje e përbashkët për të vazhduar me reformat, investimet, punësimin, luftën kundër korrupsionit dhe mirëqënien e të gjithëve. Faleminderit Picarit për mikpritjen dhe bashkëbisedimin”