Pllakos heshtja në Gjirokastër, LSI dhe Tavo nuk falenderojnë as votuesit e tyre

Vangjel Tavo dhe LSI Gjirokastër nuk kanë bërë ende një reagim pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve mbrëmjen e djeshme.

Në faqet në Facebook të Tavos dhe LSI-së, mungon qoftë edhe një falenderim për votuesit që i mbështetën me votë.

LSI në qarkun Gjirokastër u rendit e dyta me rreth 12 mijë e 311 vota, por me rreth 15 mijë vota diferencë nga Partia Socialiste e cila doli e parë, duke marrë kështu 3 mandate deputetësh.

Ndonëse LSI pretendonte të dilte forcë e parë në qark, rezultati ishte zhgënjyes. Ajo mori aq vota sa për të nxjerrë vetëm një mandat deputeti.

/ArgjiroLajm.net/