Po vijnë dronët në Gjirokastër

sdkbnjksdbjkUniversiteti i Macerata-s do të organizojë nesër në Muzeun Historik Kombëtar një takim për përdorimin e dronëve në studimin dhe menaxhimin e qendrave arkeologjike dhe të territorit

Që nga viti 2005 pranë qëndrës arkeologjike të Hadrianopolis (Sofratikë), në jug të Shqipërisë, ushtron aktivitetin e tij misioni arkeologjik italo-shqiptar drejtuar nga profesorët Roberto Perna dhe Dimiter Çondi, përkatësisht të Universitetit të Macerata-s dhe Institutit të Arkeologjisë Shqiptare.

Gjatë gërmimeve të fundit të kryera në verën e vitit 2014, në sajë të projektit “Adriatik”, të financuar nga Rajoni Marche, janë kryer fluturime dhe xhirime nga lart nëpërmjet droneve të radio-komanduara mbi qëndrat arkeologjke në Hadrianopolis, Antigone, Jerguzat, Frashtan dhe mbi Kalanë e Gjirokastrës.

Shkrepjet fotografike dhe xhirimet të përpunuara për çdo qendër arkeologjike kanë bërë të mundur krijimin e modeleve në 3D të qendrave si dhe ortofotove që do të përdoren për studimin dhe menaxhimin e Hartës arkeologjike të Luginës së Drinos dhe për zbatimin e Planit të Mbrojtjes Civile të Trashëgimisë Kulturore të Luginës. Këto të dhëna do të lejojnë gjithashtu përpunimin e hartës së re të zonave, të planimetrisë arkeologjike të përditësuara dhe të planit të përgjithshëm të menaxhimit të Parkut të Antigonesë – Hadrianopolis./BW