Po vjen “Republika e re”, Basha hap nesër fushatën në Gjirokastër

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha hap nesër në Gjirokastër fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit. Takimi me mbështetës dhe simpatizantë të PD-së do të zhvillohet në orën 19:00 në “Sheshin e Çerçizit”.

“Ftojmë gjithë qytetarët e rrethit Gjirokastër, të rrinjtë dhetë rejat, gratë dhe burrat, intelektualët, tregëtarët, të papunët, pensionistët etj në një pjesëmarrje masive për ti treguar Oligarkisë makute të Edi Ramës dhe Ilir Metës se Republika e tyre e vjetër po numëron orët e fundit. Vetëm 25 ditë! Republika e Re do të fitojë!”, shkruan Roland Bejko.