Pogoni siç nuk e keni parë kurrë më parë, Mirela Kumbaro publikon pamje me dron (VIDEO)

“Nëse kujtoni se e njihni Dropullin, s’keni parë gjë akoma”. Kështu shprehet ministrja e Kulturës dhe njëkohësisht kandidatja për deputetet e PS-së në Gjirokastër, Mirela Kumbaro, teksa publikon në faqen e saj në Facebook pamje me dron të Pogonit.

“Pamje fantastike me dron nga Pogoni në Poliçan. Zonë e begatë, për të cilin jam e lumtur dhe e bindur se me vendimin që mori Edi Rama si Kryeministër një muaj më parë për ndërtimin e Unazës së Pogonit, do të “pushtohet” nga turistët”, shkruan Kumbaro.

Ajo ka qenë së fundi në një tjetër takim me banorët e Pogonit, të cilëve u kërkoi mbështetje me votë në 25 qershor, si dhe tha se puna për ndërtimin e Unazës së Pogonit nis së shpejti. Sipas saj, pjesa e parë e fondit i ka kaluar Bashkisë Dropull.