Policët shqiptarë do pajisen me kamera

1087431Duke folur në Kuvend ditën e sotme, kryeministri Edi Rama tha se policët do të pajisen me kamera në trup, në mënyrë që e gjithë veprimtaria e tyre të jetë e regjistruseshme. Veç kësaj, Rama shtoi se sistemi i monitorimit online do të vendoset në të gjitha rrugët e vendit.

Për të dokumetnuar në mënyrë sistematike dhe kohë reale çdo automjet dhe çdo targë dhe çdo gjë që ndodh në rrugët nacionale. Nuk do kemi më punonjës policie që vendosin gjoba arbotrare, po çdo qytetar ta shohë vet  në televizor ku e ka bërë shkeljen dhe çfarë shkeljeje ka bërë. Ndërsa në gjithë territorin e Tiranës, policët do pajisen me kamera në trup dhe gjithë veprimtaria e policëve do jetë e regjistrueshme online”, tha Rama.