Policia e Gjirokastrës arreston një 39-vjeçar, kishte kultivuar 850 rrënjë kanabis

Policia-GjirokasterGjatë ditës së djeshme , efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në vijim të kontrollit të teritorit për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të kultivuara si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë  asgjesimin e 820 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva në vendin e quajtur “Skërficë”,të fshatit Fushë Bardhë, Gjirokastër. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit:
Dino Xhuvani, 39 vjeç , banues në fshatin Fushë Vëri,Delvinë. Arrestimi I tij u bë  për veprën penale “kultivim I bimëve narkotike”pasi:
Në vendin e quajtur “Skërficë”,në afërsi të fshatit Fushë Bardhë,Gjirokastër,ju gjetën dhe asgjesuan 820 rrënjë bimë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.