Policia e Gjirokastrës arreston të kërkuarin për trafik droge

Policia-GjirokasterNga ana e Specialistëve të  Seksionit Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve, në Drejtorinë e  Policisë së Qarkut  Gjirokastër, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: Erjon  Xhaferi, 33 vjeç, banues në  fshatin Katundishtë, Përmet. Ai akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

Në vitin 2010, në rrugën nacionale Gjirokastër -Muzinë, gjatë një operacioni të policisë  është braktisur automjeti tip Hundai me targa GJ 20 35 A, ku brenda automjetit janë  gjetur dhe sekuestruar 80 kg lëndë narkotike.

Nga tërësia e veprimeve hetimore  ka rezultuar se poseduesi i lëndës narkotike  dyshohet të jetë shtetasi i lartpërmendur . Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë