Policia e Gjirokastrës asgjeson të tjera parcela me kanabis

Policia-GjirokasterNga efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në vijim të kontrollit të teritorit për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të kultivuara si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë  asgjesimin e 420 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva në vendin e quajtur “Qafa e Skërficës” në faqe të malit Kamnik,në afërsi të fshatit Fushë -Bardhë ,Gjirokastër .

Po ashtu edhe nga efektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të kontrollit të teritorit për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të kultivuara si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë  asgjesimin e 148 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva në vendin e quajtur “Kurtez” në fshatin Nivicë, Tepelenë.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve mbi veprën penale të parashikuar nga neni  284 I kodit penal.