Policia e Gjirokastrës nis ‘krehjen’ e territorit për të parandaluar kultivimin e kanabisit

Pas urdhërit të kreu të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për nisjen e kontrolleve masive në të gjithë vendin për parandalimin e kultivimit të kanabizit, ka lëvizje edhe në Gjirokastër. Përmes një njoftimi, policia thotë se janë në terren 35 grupe kontrolli të përbërë nga 175 punonjës policie. Por deri më tani nuk është gjetur asgje. Më poshtë njoftimi i plotë.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër./ Zhvillohet operacion për kontrollin e territorit në të gjithë Qarkun Gjirokastër.

Në operacion janë angazhuar 35 grupe kontrolli të përbërë nga 175 punonjës policie, ku kanë kontrolluar sera, tunele, ish-reparte ushtarake, zona të pyllëzuara, banesa të braktisura, ambiente të mbyllura, magazina, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve të territorit dhe ambienteve të ndryshme, deri tani nuk është konstatuar ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrollet do vazhdojnë edhe në javët e muajt në vijim.