Policia e kap pa patentë në ’18 Shtatori’, arrestohet i riu nga Gjirokastra

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një të ri. Ai është Agim Stroka, 19 vjeç, banues në Gjirokastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga Policia duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Smart”, me targa AA 366 HU në lagjen “18 Shtatori” Gjirokastër. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 291 i Kodit Penal.