Policia ndalon Igli Kokalarin

Policia e Fierit ka ndaluar paraditen e sotme mjekun Igli Kokalari, ish-kandidat për kryebashkiak në Gjirokastër në zgjedhjet e vitit 2015.

Mësohet se shkak për këtë ndalim është bërë një denoncim i tij i para dy viteve kur i vodhën targat e automjetit, por që Policia e Shtetit nuk rifreskoi të dhënat në regjistrat e saj, ku figuronte si e vjedhur edhe makina, jo vetëm targat, pavarësisht se Kokalari kishte kryer zëvendësimin e tyre me të reja sipas rregullave.

Ai qëndron në komisariatin e Fierit deri në sqarimin e ngjarjes. Kokalari udhëtonte nga Tirana në drejtim të Gjirokastrës në momentin kur është ndaluar nga policia.