Policia ndalon në Kakavijë 32 klandestinë, vinin nga Iraku dhe Siria

 Policia ndalon në Kakavijë 32 klandestinë, vinin nga Iraku dhe Siria

Klandestine-Gjirokaster2-640x425Rreth 32 klandestinë nga Siria dhe Iraku janë kapur sot nga policia në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Klandestinët kanë tentuar të kalojnë në mënyrë të jashtëligjshme kufirin nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, për t’u hedhur më pas në vendet perëndimore të Europës. Mes të ndaluarve ka edhe gra e fëmijë.

Pas kryerjes së proçedurave përkatëse, ata i janë dorëzuar palës greke. Konfliktet në vendet arabe kanë rritur shumë numrin e klandestinëve që mbërrijnë në Evropë kryesisht përmes Turqisë.

 

 

Libohova Online