Posta policore e Libohovës zbulon kanabis në Zagori, një i arrestuar

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Policia e Gjirokastrës informon se vijon kontrolli i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimtit të bimëve narkotike.

Nga shërbimet e Postës së Policisë Libohovë u arrestua në flagrancë shtetasi:

S.D., 39 vjeç, banues në Tepelenë, pasi:

Në afërsi të fshatit Doshnicë, njësia administrative Zagorie, në vendin e quajtur “Përroi Livadhe”(pronë publike), u gjetën të kultivuar bimë kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Në njoftimin për media, policia nuk e jep numrin e bimëve të gjetura.