Pranga 26-vjeçarit nga Gjirokastra, tentoi të kalonte kanabis në Kakavijë

Një i ri nga Gjirokastra është arrestuar prej policisë. Ai është Pirro Kotroci, 26 vjeç, banues në Gjirokastër, ( I dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”).

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli fizik i ushtruar në P.K.K.Kakavije në një çantë në autobuzin e linjës Gjirokastër –Athinë u gjet një çantë me dy pako lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sativa.

Nga hetimet rezultoi se këto pako i ka dërguar shtetasi Pirro Kotroci.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” të parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal.