Pranga 42-vjeçarit nga Tepelena, qëlloi me kallashnikov nga dritarja e banesës

arrestohet-polici-keqp-euml-rdori-pozit-euml-n-zyrtare_hdPolicia e Tepelenës ka rrestuar mëngjesin e sotëm 42-vjeçarin Vidan Zeneli, pasi në gjendje depresive ka terrorizuar banorët e lagjes “Tre Heronjtë”, duke qëlluar ma kallashnikov nga dritarja e banesës së tij. Falë ndërhyrjes në kohë të policisë është bërëi mundur neutralizimi i situatës dhe heqja e armës nga duart e Zenelit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma dhe gëzhojat, ndërsa çështja i ka kaluar për hetim prokurorisë.