Pranvera rikthen turistët në Gjirokastër (FOTO)

Udhëtoni me objektivin e BIRN nëpër qytetin e gurtë duke shijuar pamjet mbresëlënëse të Gjirokastrës.

Stina e pranverës ka kthyer në qytetin e UNESCO-s, autobusët e turistëve të cilët vizitojnë qytetin për të shijuar trashëgiminë kulturore në sfondin e maleve të mbuluara ende nga dëbora.

E famshme për shtëpitë karakteristike me çatitë prej guri, ballkonet e drurit dhe muret e bardha, Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në jug të Shqipërisë.

Pjesa e vjetër e qytetit përshkruhet në listën e Trashëgimisë Botërore si “një shembull i rrallë i një qyteti të mirë-ruajtur osman”.

Udhëtoni me objektivin e BIRN nëpër qytetin e gurtë duke shijuar pamjet mbresëlënëse të Gjirokastrës.