Presidenti i jep titullin “Nderi i Kombit” labovitit Vangjel Zhapa

E37CF129-EB83-4F32-96B8-DF6C3D269D1C_w640_r1_cx0_cy9_cw0_sKëto ditë filantropi Vangjel Zhapa, nga Labova e Zhapës, Gjirokastër, u nderua nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani me dekoratën “Nderi i Kombit”, me motivacionin: “Si atdhetar dhe bamirës i shquar shqiptar, mbështetës i botimit të dy abetareve shqipe dhe tre evetarëve të përpiluara nga Naum Veqilharxhi. Dha ndihmesë për ngritjen e disa shkollave në jug të Shqipërisë, Greqi, Rumani e Turqi”.

(Nr. Dekreti 8938, Tiranë 09.02.2015). Vlerësimi që i bëhet Vangjel Zhapës ka mbushur me dashuri dhe krenari të gjithë komunitetin labovit dhe më gjerë pasuesit e tij në botë. Kryetari i Shoqatës Atdhetare- Kulturore “ODRIA” etnolog Thanas Meksi, organizatori i shumë veprimtarive kulturore e sportive për Vangjel Zhapën, u shpreh: “Komuniteti labovit ndihet shumë i nderuar për këtë vlerësim të lartë që i bëhet djalit labovit Vangjel Zhapa.

Ai është një figurë madhore filantropike në Ballkan dhe Europë”. Epiqendra e veprës së tij është arsimimi i të gjithëve, duke investuar hapjen e 127 shkollave, në shekullin e XIX në Shqipëri, ngritjen e gjimnazit të Labovës së Zhapës në vitin 1860, vendosjen e gjuhës shqipe në programin mësimor të tyre, dhënien e shumë bursave në shkollat më të mira europiane, investime për ndërtime grandioze në Rumani, Greqi dhe Turqi, objekte kulti, etj.

Vangjel Zhapa është rilindasi i Lojrave Olimpike Botërore, pas 1500 vjetësh që ishin ndërprerë. Ai shkeli rrugën europiane dy shekuj më parë me fjalët: dashuri, paqe, miqësi e mirëqenie. Vepra filantropike e Vangjel Zhapës nuk ka fund. Biznesmeni i ri Andrea Dilo, Prof.Dr. Foto Toti, mjeshtër i madh, ekonomisti Jani Ciko e të tjerë, ndjekin rrugën e Vangjel Zhapës, duke bërë shumë investime në fshatin e tij të lindjes. Antarët e Shoqatës “Odria”, po qëmtojnë në arkiva dhe biblioteka për veprën e Vangjel Zhapës, për ta bërë atë dhe më shumë të njohur e më tepër të prekshme