Primaret, PD zyrtarizon kandidatët për Gjirokastrën dhe Libohovën

PD ka miratuar kandidaturat e primareve në Gjirokastër dhe Libohovë. Kryetari Eri Shehaj njofton se mes tre emrave në Gjirokastër është përfshirë edhe ai i Shemsho Lamaj, dikur drejtor i Bujqësisë në Gjirokastër kur në pushtet ishin të djathtët. Në total për Gjirokastrën bëhen 4 kandidatë. Ndërkohë për Libohovën është vetëm një kandidat, Adil Xhelili. Zgjedhjet do të mbahen më 4 dhjetor. Surpriza zor se pritet të ketë. Për Gjirokastrën do të shpallet fitues me shumë gjasë Dorjan Lani ndërsa për Libohovën kandidati i vetëm në listë. Për Dropullin s’ka ende një emër. Deri më tani përflitet vetë Vangjel Tavo dhe Kostando Ksera, bashkëshortja e Spiro Kserës, ish-ministrit të dënuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Më poshtë reagimi i plotë i Eri Shehajt.