Problemet e festivalit të Gjirokastrës në ‘tavolinë’, edicioni tjetër zhvillohet në vitin 2020

193692“Festivali Folklorik Kombëtar, Gjirokastër 2015, arritje dhe probleme” është tema e konferenecës shkencore, që vijon të mbahet sot nga Qendra e Studimeve Albanologjike në  bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Konferenca i zhvillon punimet në Institutin e Antropologjisë dhe Studimit të Artit. Në këtë konferencë janë trajtuar çështjet e ruajtjes së origjinaliteti të trashëgimisë popullore.

Konferenca e drejtuar nga Agron Xhagolli, Zhuljeta Harasani, Niaser Dibra dhe Aferdita Jonuzi ka risjellë në tavolinë problemet që dolën gjatë Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës 2015. U trajtua edhe çështja që kjo trashëgimia jomateriale të ketë një zhvillim të qëndrueshëm në sezonet e ardhshme.

Në konferencë gjithashtu është trajtuar edhe çështja e ruajtjes së veshjeve, për të cilën mbajti një kumtesë interesante Afërdita Jonuzi. Gjithashtu ka pasur vend për kritika për performancat e festivalit, ku nuk janë harmonizura të gjitha elementët tradionalë folklorik.

Konferenca zhvillohet me synimin që bëhet ccdo gjë gati për një ecuri sa më të mirë të edicionit të ardhshëm. Bëhet fjalë për një parapërgatitje më e detajuar, sipas Agron Xhagollit që çeli sot këtë konferencë me temën “Festivali i Gjirokastrës, një realitet apo iluzion”. Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës zhvillohet një herë në pesë vjet. Tashmë festivali po i nënshtrohet një procesi studimor për të nxjerrë në pah elementët duhet ët spikasin në këtë Festival dhe për të krijuar një terren të favorshëm studimor për Folkorin shqiptar. Edicioni i 11-të i Festivalit Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës do të zhvillohet në vitin 2020.