Profesor Kabo i tronditur nga vrasja e dyfishtë në Gjirokastër: Kjo shoqëri ka ikur nga mendja…

I mbytur nga dhimbja dhe i tronditur për vrasjen e dyfishtë sot në Gjirokastër, profesor Përparim Kabo nuk arrin ta besojë atë që ka ndodhur.

Burrë e grua, Leko dhe Afërdita Kosta janë vrarë me armë zjarri nga fqinji, njëherësh edhe kushëriri i tyre për motive pronësie këtë mëngjes.

“Nuk dua ta besoj, kjo nuk duhet të ndodhte kurrë…kaq shumë e papranuar ishte lumturia juaj Afërdita dhe Aleko…Jo jo kjo mund të ndodhi në një vend të çmëndurish…Oh zot nuk gjej dot fjalë…po pse duhen fjalët…si mundet të vrasësh një mësuese që ka edukuar aq shumë fëmijë…po një artist si mund ta vrasësh….Oh…. prite zot se kjo shoqëri ka ikur nga mendja….nuk mund të vij më në Gjirokastër…Hari Kristo mbaju bir…”, shkruan i pikëlluar profesor Përparim Kabo.