Program festiv nga nxënësit në Libohovë, përshëndet ministrja Kumbaro (FOTO)

Një program festiv i përgatitur nga nxënesit e shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Libohovë, mblodhi bashkë mësues, prindër e qytetarë në shtëpinë e kulturës.

Për të përshëndetur këtë event ishte edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e shoqëruar nga kryebashkiakja Luiza Mandi.

Kumbaro u ngjit në skenë, ku dha një mesazh përshëndetës për fëmijët dhe të pranishmit me rastin e festave të fundvitit.

Veç kësaj ajo shprehu mbështetje për kryebashkiaken Mandi sa i përket projekteve dhe investimeve në funksion të trashëgimisë kulturore.

Në përfundim të aktivitetit u shpërndanë libra dhe dhurata simbolike për fëmijët. Libohova Online sjell disa foto nga ky event.
|Libohova Online|