Projekti i miratuar, restaurim të plotë dhe ndriçim për Kalanë e Libohovës (FOTO)

Ministria e Kulturës ka miratuar përmes Këshillit Kombëtar të Restaurimeve në vitin 2016 projektin për restaurimin e Kalasë së Libohovës.

Libohova Online siguron një kopje të këtij projekti me vlerë rreth 18 milionë lekë të reja.

Siç shihet edhe në fotot më poshtë projekti parashikon jo vetëm restaurim të monumentit, por edhe ndriçim perimetral,si dhe vendosje të sinjalistikës.

Pas miratimit të këtij projekti pritet miratimi i fondit nga Ministria e Kulturës dhe nisja investimit. Gjatë fushatës për zgjdhjet lokale të vitit 2015, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u zotua për restaurim të këtij monumenti dhe shtëpisë së lindjes së Avni Rustemit.

Edhe për këtë të fundit është miratuar pak kohë më parë projekti i restaurimit. Ministrja Kumbaro ka qenë disa herë në Kalanë e Libohovës teksa po punohej për përgatitjen e projektit. Aktualisht me mbështetje të Ministrisë së Kulturës po restaurohet Kisha e Shën Marias në Labovën e Kryqit dhe rruga që të çon në këtë fshat.

Kalaja e Libohovës është monument Kulture i kategorisë së parë dhe një prej objekteve më të vizituara në vendasit e të haujt që vijnë në Libohovë.

/Libohova Online/