Projekti për qendrën e Libohovës, Bashkia organizon dëgjesë publike më 4 prill

Përpara se të nisë zbatimi i projektit për rivitalizimin e qendrës, Bashkia Libohovë thërret një dëgjesë publike me qytetarët.

Përmes një njoftimi në faqen në Facebook, thuhet se takimi do të zhvillohet më datë 4 prill 2017, ora 18:00 në ambientet e Qendrës së Kulturës Libohovë.

“Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë banorët, palët e interesuara, grupet e interesit dhe ekspertë të fushës për të dhënë mendimet dhe sugjerimet e tyre”, thuhet në njoftim

Pak kohë më parë qeveria aprovoi fondin rreth 1.5 miliard lekë për rivitalizimin e qendrës së Libohovës, në kuadër të projektit “Rilindja Urbane”, projekt që kanë përfituar edhe shumë qytete të tjera të vendit.

/Libohova Online/