Projekti, Zagoria shpallet park natyror rajonal

12003298_10153606875988186_4392618617359961312_n“Zagoria, Park Natyror Rajonal” është projekti i cili do të promovohet të premten më 25 shtator në Zagorie. Me këtë rast do të ketë një ceremoni në fshatin Sheper, të organizuar nga Shoqata Mjedisore “Çajupi”, në bashkëpunim me Bashkinë Libohovë dhe Shoqatën Atdhetare-Kulturore “Çajupi”. E pranishme pritet të jetë edhe kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi.

Me shpalljen e Zagorisë si Park Natyrol Rajonal synohet të promovohen, të mbrohen dhe zhvillohen më mirë vlerat e biodiversiteti, vlerat kulturore dhe shpirtërore që ka kjo zonë e njohur; të rritet interesi për zhvillimin e turizmit, të investohet në këtë fushë; çdo vizitori vendas apo i huaj, t’i krijojë mundësinë e argëtimit dhe kënaqësisë, duke synuar në rritjen e të ardhurave dhe përmirësim të jetës së banorëve vendas.

Ky projekt është mbështetur nga Qendra Rajonale e Mjedisit, “REC Albania“, INCA, në kuadër të ”Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës” dhe Agjensia Kombetare e Zonave të Mbrojtura në Ministrinë e Mjedisit.