Propozimi në Këshillin Bashkiak, Abdulla Lile “Qytetar Nderi” i Libohovës

keshilli bashkiak libohoveNë këshillin Bashkiak të Libohovës pritet të kalojë mbledhjen e ardhshme edhe një propozim i Shoqatës  Atdhetare “Avni Rustemi” për t’i dhënë titullin “Qytetar Nderi” i Libohovës z. Abdulla Lile, i cili është njëkohësisht edhe nënkryetar i kësaj shoqate.

Sipas letrës të cilën mund ta lexoni më poshtë, renditen disa prej kontributeve ndër vite të Liles, si dhe motivacioni përse i duhet dhënë ky titull.

Ndër kontributet më të fundit përmendet ai i qershorit 2014, ku sipas letrës, Lile “është inisiatori për dërgimin e kryeartikullit të gazetës Libohova nr.65, qershor 2014, të z.Adil Xhelili, 11 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës z.Bujar Nishani, i cili ja dërgoi Kuvendit të Shiqipërisë, që Libohova të mbetet bashki dhe jo komunë”.

Sa i përket motivacionit ai është: “Drejtues dhe aktivist i shquar dhe i palodhur i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Avni Rustemi”, që ka kontribuar për rritjen e solidaritetit dhe bashkëpunimit midis libohovitëve dhe popullarizimin e figurave të saj”.

Më tej në letër renditen disa prej vlerësimeve që Adbulla Lile ka marrë ndër vite, shumica për “fletë nderi” për tejkalim plani, si dhe kontribute ne Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Abdulla Lile lindi në Libohovë në vitin 1930 dhe prej vitit 1945 banon në Tiranë.

|Libohova Online|  

WhatsApp-Image-20160618 (1)WhatsApp-Image-20160618WhatsApp-Image-20160618 (2)