Protesta, thirrje nga Roland Bejko: Mos ikni si dele, ejani se do largojmë Noriegën nga qeveria…

Kryetari i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Roland Bejko, përmes një deklarate për mediat, u bë ka bërë thirrje qytetarve që të marrin pjesë ne protestën e opozitës ditën e shtunë. Duke përdorur nofkën e Berishës për Ramën, ai tha gjithashtu se shqiptarët nuk duhet të largohen si delet, por të reagojnë si njerëz.

“Ftoj të gjithë ata që janë të pakënaqur nga qeveria të marrin pjesë masivisht në protestën e opozitës. Do të jetë një aksion politik që nis në datën 27 dhe do të vazhdojë me një program tjetër për të larguar nga qeveria Noriegën shqiptar. Kriminalizimi i ekonomisë shqiptare vrau shpresën e qytetarëve në këtë vend. Ngrihuni njerëz, në vend që të largoheni nga Shqipëria. Mos u largoni si delet, por reagoni si njerëz, siç reagojnë rumunët, reagoni si çdo komb i qytetëruar”, u shpreh Bejko.