Protestat e nxënësve të Valaresë, Bashkia Gjirokastër kërkon zgjidhje nga Ministria e Arsimit

14354999_1819868331630293_5320999606717276028_nPas protestave të banorëve të fshatit Valare, të cilët prej tri ditësh kanë ngritur shqetësimin e tyre për lëvizjen e nxënësve drejt shkollës, kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami i ka pritur sot në një takim.

Përmes një njoftimi Bashkia Gjirokastër thotë se i përmbahet Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 682, datë 29.07.2015 “Për përdorimin e fondeve publike për transportimin e punonjësve arsimorë që punojnë dhe të nxënësve që mësojnë jashtë vendbanimit”, i cili në nenin 1, pika b, ka përcaktuar: “Përballimi nga fonde publike të shpenzimeve për nxënësit që ndjekin institucionet arsimore publike të arsimit bazë, ose kopshte publike që udhëtojnë, nga vendbanimi i përhershëm në një vendbanim tjetër mbi 2 km, larg institucioneve arsimore publike më të afërta. Në asnjë rast nuk përfitojnë shpenzime transporti nxënësit që udhëtojnë mbi 2 km, nëse në vendbanimet e tyre funksionojnë institucionet arsimore publike”.

Por për të zgjidhur këtë ngërç, Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve iu dërgua peticioni, i firmosur nga Kryetarja e Bashkisë Gjirokastër, banorët e pranishëm në takim si dhe nga anëtarët e Këshillit Bashkiak. Peticioni u nënshkrua nga të gjithë anëtarët e këshillit.

ssssssfds