PS Gjirokastër çon deri në fund ‘hakmarrjen’ ndaj Bashkim Tolës, i heqin mandatin e këshilltarit me ndihmën e PD-së

Sikunder ishte paralajmëruar më herët, PS e PD bashkuan votat në Këshillin Bashkiak të Gjitokastrës duke votuar pro heqjes së mandatit të këshilltarit, Bashkim Tola. Kundër Tolës votuan 17 këshilltarë të PS e PD, ndërsa 5 këshilltarë të LSI votuan kundër.

Heqja e mandatit për Bashkim Tolën u propozua nga këshilltarët e PS-së, me argumentin se kishte papajtueshmëri mes këtij funksioni dhe postit si drejtor i ndërmarrjes së ujësjellësit.

Tola ishte zgjedhur këshilltar prej PS-së, por prej më shumë se një viti ai u emëruar nga LSI në postin e drejtorit të ujësjellësit.  Propozimi për shkarkimin e tij erdhi në prag të fushatës elektorale, si një shenjë ‘hakmarrje’ politike e socialistëve.

Prishja e koalicionit PS-LSI pritet të shkaktojë jo pak probleme në këshillat bashkiak, sa i përket vendimeve që kërkojnë shumicë votash.