PS “hakmerret” ndaj Bashkim Tolës, kërkon t’i hiqet mandati i këshilltarit

Këshilltarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës kanë kërkur që t’i hiqet mandati i këshilltarit Bashim Tolës, pasi ky i fundit është njëkohësisht edhe drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve.

Në emër të grupit të këshilltarëve të PS-së, Petrit Brahimi i ka kërkuar Këshillit Bashkiak rishikimin e pozicionit si këshilltar dhe drejtor të Bashkim Tolës.

Socialistët thonë se për këto dy funksione që i mban njëkohësisht ka konflikt interesi për Bashkim Tolën.

Ky i fundit u emëruar drejtor i Ujësjellësit pas shkarkimit që Zamira Rami i bëri Dashamir Qelit, shkarkim që u komentua gjerësisht për arrogancën e shfaqur nga ana e kryebashkiakes së Gjirokastrës. Mandatin e këshilltarit Bashkim Tola e ka fituar si përfaqësues i PS-së. Por pasi ai u emërua drejtor nga Zamira Rami dhe sigurisht me miratimin e Vangjel Tavos, automatikisht llogaritej si njeriu i LSI-së në Gjirokastër.

Kështu që kërkesa e socialistëve për t’i hequr mandatin e këshilltarit është një lloj “hakmarrje” e socialistëve në prag të fushatës elektorale, për “tradhtinë” që bëri Tola duke shkuar te LSI, ndonëse kjo është një kërkesë e vonuar pasi Tola u emërua drejtor më shumë se një vit më parë. Dhe sidomos duke ditur rolin që ai ka si drejtor Ujësjellësi, post të cilin duhet ta justifikojë te Rami dhe Tavo natyrisht duke siguruar sa më shumë vota për LSI-në. Mbetet për t’u parë në mbledhjet e ardhshme se si do të jetë fati i kësaj kërkese.

/Libohova Online/