PS ‘luftë’ të hapur Vangjel Tavos, Flamur Golemi: Asnjë votë për deputetin ‘call centre’

Flamur Golemi ka vijuar takimet elektorale kësaj radhe në qytetin e Gjirokastrës. Ai është ndalur në lagjen “Varrosh” për një bashkëbisedim me banorët.

Njësoj si në takime të tjera, edhe kësaj radhe ai sulmuar Vangjel Tavon, ndonëse nuk e përmendi me emër. Ja çfarë thot ai:

“Në 25 qershor bashkojmë zemrat dhe mendjet për t’i dhënë Partisë Socialiste mbështetje me votë, në mënyrë që të qeverisim të vetëm. Ne nuk kemi nevojë për një deputet si ‘call centre’, që  thjesht na hap telefonin, por na kushtëzon shërbimet që na takojnë me teserën e partisë së tij. Për turp, kam dëgjuar këto ditë nëpër fshatra gjatë takimeve të mia, se vaksinat për bagëtitë apo subvencionet që fermerëve u takojnë me ligj, shpërndaheshin vetëm nëse mbështesje partinë e deputetit ‘call centre’.  Deputet i cili ka 20 vjet në Kuvend dhe nuk mban përgjegjësi për asgjë, a thua ka qenë gjithë kohës në opozitë. Vota për të dhe çdo parti tjetër veç PS-së është votë e çuar dëm. Faleminderit banorëve të “Varroshit” për mbështetjen”