PS në avantazh në 12 nga 15 bashki përballë PD. Bën pjesë edhe Gjirokastra e Libohova

Libohove3Mazhoranca pritet të shpallet fituese në 12 nga 15 bashkitë në të cilat janë konturuar emrat e kanditëve edhe nga opozita. Megjithëse Partia Demokratike ka qenë e kujdesshme në shpalljen e kandidaturave për zgjedhjet vendore, duke publikuar kandidatë në qarqe të veriut apo qytete në të cilat përgjithësisht ka marrë komuna, sërish shifrat e çojnë drejt një humbjeje të thellë në zgjedhjet e 21 qershorit 2015.Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, koalicioni i majtë shpallet fitues në 12 njësi vendore: Elbasan, Gjirokastër, Pukë, Vau i Dejës, Mat, Divjakë, Belsh, Libohovë, Patos, Lushnje, Përrenjas, Maliq.​ Ndërkohë që demokratët së bashku me aleatët në bazë të rezultateve të 2013 janë të favorizuar vetëm në bashkitë Kamëz, Tropojë dhe Klos.

Gara për Bashkinë e Kamzës, një prej njësive vendore më të mëdha sipas reformës territoriale pritet të jetë tepër interesante në këto zgjedhje, fakt që vërtetohet edhe nga sulmet politike që dy forcat kryesore kanë bërë ndaj kandidatëve zyrtarë./A1 Report/