Pse Vangjel Tavo abstenoi votën për reformën territoriale?

vangjel-tavoVangjel Tavo, deputeti i qarkut të Gjirokastrës ishte i vetmi nga radhët e mazhorancës parlamentare që abstenoi votën e tij për ndarjen e re administrative dhe territoriale të Shqipërisë, ndërkohë që nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Dule votoi kundër.

Nuk dihet përse Tavo abstenoi, por ndërkohë ai së bashku me disa deputetë të tjerë, ishte propozuesi i një amendamenti, sipas së cilit tek njësia e qeverisjes vendore Bashkia Delvinë, të hiqeshin fshatrat Kardhikaq, Pecë dhe Muzinë dhe të shtoheshin në njësinë e qeverisjes vendore Bashkia Livadhja. Pjesë e këtij amendamenti ishte edhe deputeti tjetër i qarkut të Gjirokastrës, Anastas Angjeli, por ndërkohë ky i fundit ka votuar pro reformës.

Amendamenti i propozuar prej tyre u votua. Vangjel Tavo, historikisht ka qenë deputetë i zonës elektorale 91, me qendër në Libohovë. Në zgjedhjet e vitit 2013, ai i rizgjodh si deputet i qarkut të Gjirokastrës por kësaj herë nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.