Publikohet lista përfundimtare, me këta futbollistë Shqipëria shkon në Francë

kombetarjaËshtë publikuar lista përfundimtare me 23 lojtarët e Kombëtares Shqiptare që do të udhëtojnë drejt Francës për Kampionatin Europian.
Trajneri Gianni de Biasi ka vendosur të lërë jashtë ekipit Milot Rashicën, Frederik Veselin, Burim Kukelin dhe Armir Rrahmanin. Emrat e katër lojtarëve që kanë mbetur jashtë skuadrës ishin të pritshëm, ndërkohë që shkak për mungesën e Kukelit është bërë dëmtimi i fundit.
Lista:
Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi.
Mbrojtës: Arlind Ajeti, Nasër Aliji, Berat Gjimshiti, Mergim Mavraj, Lorik Cana, Elseid Hysaj.
Mesfushorë: Ansi Agolli, Ledian Memushaj, Ergys Kaçe, Andi Lila, Migjen Basha, Odise Roshi, Ermir Lenjani, Herolind Shala, Taulant Xhaka, Amir Abrashi.
Sulmues: Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Armando Sadiku, Shkëlzen Gashi.