Punonte në fasoneri, Covid i merr jetën gruas nga Lazarati, mbyllen dy biznese në Gjirokastër

Pasi një grua nga Lazarati ndërroi jetë për shkak të Covid 19, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor i Gjirokastrës ka mbyllur dy fasoneri të cilat operonin duke mos respektuar protokollin AntiCovid. Gruaja e moshës-vjecare ishte punonjëse e një prej bizneseve fason. Pasi gjendja e saj u rëndua ajo u transferua në Spitalin Infektiv në Tiranë, por nuk mundi ta fitonte betejën me Covid 19. Mësohet se të dy fasoneritë do të qëndrojnë të mbyllura në një afat të pacaktuar.