Qarku Gjirokastër me deputete të re, Fatjona Dhimitri merr mandatin e Tritan Shehut, vijon përçarja në PD

Lista e deputetëve të qarkut Gjirokastër do të ndryshojë sërish. Pasi Ediola Braha mori mandatin e lënë nga Vangjel Tavo, tani është radha e zëvendësimit të mandatit të Tritan Shehut. Kandidatja Fatjona Dhimitri ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit. Kjo do të thotë se ajo po shkon drejt marrjes së mandatit, duke thyer në këtë mënyrë vendimin e PD-së. Ajo ka qenë e renditur me numrin 7 në listën e Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës. Pas disa ditësh Fatjona Dhimitri do t’i shtohet listës se me 23 anëtarë të tjerë të ‘opozitës së re’. Për momentin nuk dihet ende cili do të jetë qëndrimi i PD-së dhe i vetë Tritan Shehut ndaj Fatjona Dhimitrit.