Qazimi i Zaimatëve

Vera dhe vjeshta , këto stinë të arta frutash e lulesh , Libohovës sone i shtohen zotërit e saj që shtegtojnë anë e mbanë botës për të shijuar lirinë e lëvizjes . Kështu , në sheshin e saj tashmë të qindisur me qylyma gurësh të latuar e me plot mozaikë, shfaqen edhe shtegtarë të rrallë që t’i kërkon memoria për vlerat e tyre .Kështu ndodhi dhe me mua kur m ‘u shfaq një nga emblemat e arsimit shqip në Libohovë , mësuesi i nderuar Qazim Zaimi .Ai veron gjithmonë në qytetin e tij Libohovë ,ku ka dhe shtëpinë ,ndënë Kala.

Hajde ta ndezim një herë të shkuarën, -e ftova unë për një caj malesh mësuesin tim të adhuruar.që prej fëmijërisë në vitet 1955 -1962 kur unë kreva shkollën shtatë vjecare . U ulëm këmbëkryq bashkë nën hijen e rrapit pesë shekullor. Miri Rroshi na serviri nga bujtina e tij caj nga Mali i Buretos, një gotë ujë të tërbuar( raki )dhe ujë nga Gushnica e uruar.Lena o zot të rrojmë .Takimi u bë me grusht, për shkak të virusit që ka pushtuar botën. Në vitet që po trokasim në Libohovën tonë , kishte kohë që në shkollë mësohej shqip , pas viteve 1908. Ndër mësuesit e atyre viteve nderojmë duke kujtuar kryemësuesin dhe drejtorin Hasan Spahiu, i cili dha mësime të vyera në tërë Shqipërinë. Vijojnë arsimtarë të shquar si:Rexho Xheja ,Nizamudin Bejleri,Nexhmo Cuni,Athina Verdhi, Shazime Spahiu, Syrja Spahiu, Pandeli Shkokota , Aleko Mako ,Salihe Jusufati,Xhevdo Dervishi,Mihal Pesha,etj. duke lënë për në fund, të talentuarin, mësuesin Qazim Zaimi.

Ai u emërua mësues për historinë , gjografinë dhe gjuhën . Pregatitja e nxënësve dhe mësuesve bëhej me seriozitetin më të madh dhe në kushte të vështira. Dikush vinte në shkollë pasi conte bagëtinë , në kullotë , tek lori i cili i merrte në mëngjes dhe i kthente në darkë kafshët e bashkëjetesës, detyra qe i kryenim ne nxënësit ,se prindërit punonin ne kooperativë e ferme . Në shtëpi kur vinte ora e të mësuarit ndizej kandilja me vajguri ne kasolle , llamba në odë dhe feneri që ndizej për të mjelë bagëtinë në katoqe se mungonte energjia elektrike . Shpesh dhomat ndricoheshin nga urët e zjarrit, te vatra .

Në shkollë shpesh venim me hundë të nxira nga tymi i kandilit ,se elektriku erdhi në vitet 1967. Mësues si Qazo Zaimi ,na i bënin shkollën vendin e inspirimit. Ndodhi që dhe shtëpitë i kishim afër, , poshte Kalasë se dhe nëna ime Bajamja dhe xhaxheshë Lumturia ishin mikesha me teto Hadikanë, nënën e mësuesit. E vecanta e tij në mësimdhënie ishte deklamimi me pathos ;fragmente nga Marin Barleti, Naim Frasheri , Fan Noli, të cilat edhe i shkruante në dërrasë ,për t’i bërë analizën morfologjike dhe sintaktike.Ndofta atje e ka zanafillën edhe etja ime per teatrin, ku punova 40 vjet si regjisor.

Djaloshi arsimtar kërkohej kudo për mësimdhënie . Kështu ai emërohet në Dropull,Peshkëpi e Poshtme , Bularat , Sofratikë . Në 1966 mbaron me korespondencë Universitetin Shtetëror të Tiranës për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe . Ambicia e tij për të mos u mjaftuar me dy vjecarin Histori Gjografi ,e cuan në nivele të larta mësimdhënie. Qazimit i ishte mohuar bursa për arsye politike , mbasi i ati i tij Nustret Zaimi ,kish qënë emigrant në Amerike, ku kish punuar në një fabrikë tekstili ,kur ishte beqar.

Në 1930 Nustreti u kthye te familja e tij në Libohovë ,u martua me Hadikanë vajzë e patriotit Teve Zhuzhuni i cili zbriti në 1945 me shtepi në Lagjen Linua . Në 1943 Babai i Qazimit, Nustreti u vra dhe la pas pesë fëmijë,Zehon , Vitorinë , Qenanin , Pullumbin ,Qazimin dhe Hadikanë , nënën e tyre. Nga fëmijtë , tre u bënë arsimtarë të shquar. Zehua , Vitoria dhe Qazimi , Qenani biznesmen, Pullumbi jurist .Kjo dinasti intelektualësh , janë me contribute të vecanta .Më i vogli ,Pullua, jurist , kryetar gjykate në Përmet , Fier dhe në Komitetin Egzekutiv në Vlorë .E qeshura e tij si e Sokratit, ishte një siguri për të drejtën. Ankesat e qytetarëve gjenin tek ai zbatuesin e ligjit , larg konjukturave partiake .

Kthehemi te mësues Qazimi i Zaimatëve, i cili kapërcente të gjithë sfidat që i delnin përpara . Pas Dropullit ai kthehet në Libohovën e tij ku u dallua edhe në saj të dipllomës së fituar me zotësi .Rendi si marathonomak dhe u bë i kërkuar kudo . Në klasë nuk na stresonte ,na stimulonte për të shkruar edhe poezi e skica letrare. të cilat publikoheshin në stendën e shkollës dhe në revistën Fatosi .Pas Libohovës , emërohet për dy vjet në Picar për të ngritur nivelin e shkollës. Atje në 17 janar 1968 në 500 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut , u organizua konkursi “Për luftën e Skënderbeut. “ Qazimi me nxënësit e tij të stervitur si luftetarë të vërtetë , fitoi cmimin e parë në gjithë shkollat e jugut ,sadisfaksion që e ngriti mësim dhenien në lartësi të admirushme .Kryetari Komitetit Ekzekutiv Telo Mezini , i dha fund dilemës se kush do e merrte cmimin e parë , Picari , apo shkolla “Urani Rumbo “ U dorzua dhe juria e përberë nga historiani Lefter Dilua kryetar i Jurisë dhe Aleko Panua antar .

Libohoviti, mësues Qazimi me këtë cmim i dha dukje dhe vendlindjes së tij. Në 1968 përsëri lëvizje ,ndofta ,për të ngritur nivelin e shkollave të tjera , këtë radhe në Nepravishtë ku qëndroi dy vjet . Me vonë ai emërohet drejtor I shkollës 8 vjecare “Avni Rustemi “në Libohovë. Sfidat e arritjeve të kryemësuesit në rang kombëtar Hasan Spahiut, duhet të coheshin më tej dhe për këtë ishte zgjedhur ish nxënësi i Hasanit, Qazimi. Ndërkohë që na ka rrëmbyer ky personazh , me arritjet e tij , një tjetër emër ndricon skenën e kësaj familjeje Motra e madhe e datlindjes 1931 Zeho Zaimi diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Tiranë , është gjithashtu e shquar në karierën e saj si mësuese . Ajo jepte mësim në shkollat e mesme . Për 6 vjet ajo dha mësim në Teknikumin Teknollogjik në Tiranë, ku u diplomova dhe unë për Bulmet -Konserva dhe ,më pas në Teknikumin Buqësor në Qytetin e Nxënësve . Emri i saj lakohet në shoqëritë kulturore të kohës si njëra midis grave të emancipuara. bashkë me Shadije Bogdon dhe Liri Kroin ,drejtoreshë e shkollës së Kultures.

Zeho nuk la pasardhës , por jeta e saj ka qënë dinamike dhe frymëzuese . Atë e gjeje kudo si konsulente në sferat e artit e kulturës, Ajo ka dhenë mësim në Selcke , Stegopul, Labovë të Kryqit pastaj në Libohovë nga vitet 1947 deri në 1951. . Ajo ishte e ftuara e nderit në festën e Labovës ‘”takim Brezash “ dhe atje jemi takuar me Zehon , por nuk e dija që mësusja ime e letërsisë kish dhene mësim ne ato fshatra. Zeho kish mbaruar shkollën Pedagogjike në Tiranë e pastaj Universitetin për Gjuhë e Letërsi . Ka lënë dorëshkrime të pa botuara nga bota e artit ku ajo sundoi me dinjitet deri në fund ,ndërkaq mësuesi jonë i nderuar Qazim Zaimi vetë ,fillimisht ka mbaruar shkollën e Pedagogjike në Gjirokastër. Me cilësinë e nën drejtorit për anën mësimore, Shkolla e Mesme e Bashkuar Libohovë dha kontribut në brezat e nxënësve me arritje të dukshme në rang kombëtar . Shumë nga ata mbaruan shkolla të larta dhe janë kuadro që dallojnë me kualitetin e tyre në labirintet e dijes .

Qazimi sot jeton sa në Tiranë te vajza dhe në Libohovë gjatë beharit. I biri Artan Zaimi,emigrant në Amerikë , me profesion mjek, është biznesmen me kompani elektrike Ai ka plan të afërt për ta rimëkëmbur shtëpinë ku u rritën vlerat e kësaj dinastie. Mësuesi jeton në vetmi, mbasi zonja e tij Librarja e qytetit Hidajete Skënduli u largua nga jeta në një aksident automobilistik .Mësuesi është sot gjysh nga djali. Nipi i tij , Adriani vazhdon fakultetin juridik në Nju Jork. Qazua Jeton afër Kalasë , ka mbledhur të dhëna për historikun e qytetit Libohovë ,por nuk i botoi dot ,ngeli histori në dorëshkrim . Ka botuar librin “Gramatika e Gjuhës Shqipe “ për shkollat minoritare.Ka shumë tituj dhe vlerësime nga instanca të ndryshme shtetërore ,Është pensionist dhe Gazeta Libohova i uron shëndet e jetë./ Gazeta Libohova