‘Qeverisim së bashku’, deputetët e PS-së takime në Libohovë e Nepravishtë

Deputetët e rinj të Partisë Socialiste kanë nisur dëgjesat publike me komunitetin në qytete e fshatra të vendit.

Sa i përket Bashkisë Libohovë, në datën 15 korrik në orën 19:30 do të zhvillohet takimi në shtëpinë e kulturës në Libohovë, ndërsa dy orë më vonë një takim i ngjashëm pritet të zhvillohet në qendër të fshatit Nepravishtë.

Ky tur dialogu me tëmë ‘Qeverisim së bashku’ i paraprin formimit të qeverisë së re në muajin shtator.

Në funksion të mbledhjes së ideve dhe nismave konkrete, me të cilat do të merret më pas qeveria e re, kryeministri Rama ka hapur edhe një platformë online.

PS mori në qarkun Gjirokastër 3 deputetë,ndërsa në krahasim me zgjedhjet e vitit 2013 numri i votave ishte rreth 2 mijë më tepër.

/Libohova Online/