Radha për “dezhurn” te çadra, demokratët e Gjirokastrës të martën sërish në Tiranë

Të martën më 21 mars simpatizantët dhe drejtuesit e PD-së në Gjirokastër do të jenë sërish në çadrën e protestës së opozitës në Tiranë.

“Ditën e martë dt.21 mars, ora 21 00 ftoj çdo qytetar të Gjirokastërës të na bashkohet te Çadra e Lirisë në Tiranë”, shkruan kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko, në faqen e tij në Facebook.

Opozita vazhdon protestën përballë Kryeministrisë që prej datës 18 shkurt. Kërkesa e saj kryesore është krijimi i qeverisë teknike, e cila do duhet sipas saj të organizojë zgjedhjet parlamentare.