Radhë të gjata në Kakavijë, grekët bllokojnë kufirin duke punuar vetëm me një sportel (FOTO)

Radhë të gjatë janë shënuar ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Qindra automjete po presin për më shumë se 4 orë për të hyrë në territorin grek.

Një emigrant ka dërguar te ArgjiroLajm.net këto foto dhe thotë se pala greke po punon vetëm me një sportel, ndonëse fluksi i emigrantëve është shumë i lartë.

Madje shton ai, autoritetet greke po sillen shumë keq dhe ‘kërcënojnë’  me vendosje gjobash ndaj udhëtarëve nëse ankohen apo shprehin pakënaqësi.

Nuk dihet nëse autoritetet shqiptare kanë marrë kontakt me palën greke për të zhbllokuar këtë situatë. Kjo është java e fundit e muajit gusht dhe fluksi i emigrantëve që kthehen në vendet e tyre të punës është më i lartë.

/ArgjiroLajm.net/